Tatimet verifikojne bizneset qe nuk aplikuan per pagen e punonjesve |Lajme-News

2020-06-17 0

Tatimet janë duke verifikuar listën me 1204 subjekte, të cilët nuk kanë aplikuar që punonjësit e tyre të marrin pagat e luftës.
Në një intervistë për Televizionin Klan, Drejtorja e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj, thotë se bëhet fjalë për 7176 individë, të cilët rezultojnë se u takon ndihma prej 40 mijë lekësh, por nuk është bërë aplikimi.
Përpara se kompanitë të ndëshkohen me 50 mijë lekë gjobë për çdo punonjës për të cilin nuk është aplikuar, po përpunohen ankesat që kanë bërë administratorët e firmave.
Për të gjithë këta punonjës, tatimet do të bëjnë derdhjen e pagës, por ata duhet të plotësojnë të dhënat bankare, pasi të gjejnë emrin në listën e publikuar në faqen e Drejtorisë së Tatimeve.
Deri tani janë pranuar 81% e kërkesave për marrjen e pagave të luftës dhe është derdhur ndihma financiare për 166.879 individë. Është në proces të hedhjes edhe kësti i fundit i paketës së parë për pagën 26 mijë lekë, për 1700 punonjës që kishin të plotësuar të dhënat gabim.
Në këtë situatë të vështirë ku ndodhet ekonomia dhe biznesi, Delina Ibrahimaj thotë se inspektorët tatimorë do të kenë më shumë rol këshillues, por në rastet e paligjshmërisë, bizneset do të ndëshkohen.
Tv Klan


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/